Rezervo.AL

Udhëtim në Budapest

4 ditë / 3 netë Nisja e radhës: 03 Oct Ture në Grupe

Budapest

Udhëtim në Budapest

Datat e Nisjeve

03-10-2026

Programi i Udhëtimit

Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Budapest. Nisja më  21.20 - Mberritje në Budapest më 22:50. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. 


Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës, Kodra Gellert, Kisha e Shën Matias, Fjetje në Hotel.


Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela, Fortesa e Peshkatarit dhe Kështjella në Buda.  Fjetje në Hotel.


Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Transfertë në aeroportin e Budapestit. Fluturimi direkt Budapest - Tiranë. Nisja më  11:35 - Mberritje më 13:05.




Në pagesën përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel me 3 yje.
4. Mëngjeset sipas programit
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm.
(Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Sugjerohet që për Shoqëruesin Shqiptar të jepet bakshish jo më pak se €1 në ditë për person të rritur.
Kujdes:1. Oraret e nisjes dhe mberritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Çmimi për person

€286

4 ditë / 3 netë
Nisja 03 Oct

i rritur në dhomë dyshe · nisje nga Tirana

Udhëtarët

Fëmijë quhen udhëtarët deri në 11 vjeç në datën e nisjes. Mosha llogaritet vetiu nga datëlindja.

2 të rritur €572

Totali për grupin — çmimi përfundimtar konfirmohet nga agjencia

Data e nisjes

Të dhënat e udhëtarëve

Kontakti

Pa pagesë dhe pa detyrim · Përgjigje brenda 24 orëve

Çmimi për person

€286